Tiranë- Banorët e një pallati 11 katesh pranë zonës së sheshit 'Willson' janë vënë në alarm paraditen e sotme, teksa kabllot elektrike në kabinën e cila gjendej në bodrumin e pallatit kanë marrë flakë.
Të alarmuar ata kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse dhe policinë të cilat kanë mbërritur në vendgjarje. Dy zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa CEZ ka shkëputur energjinë elektrike për të shmangur përshkallëzim të situatës.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/