Ligj për bashkëjetesën mes homoseksualëve, Shiu prish "Gay Pride"

2015-08-22 0

Tirane-Koha me shi, nuk lejoi të bëhej një paradë e mirëfilltë e komunitetit LGBT, por përveç kësaj ky komunitet manifestoj mbarë.
Pedalim apo marshim, të dyja u zgjodhën si mënyrë e manifestimit. Nga ky komunitet dha mesazhe për diversitetin dhe uniformat blu kishin marrë të gjitha masat për të ndjekur marshimin.
Në fund të gjithë kësaj, komuniteti i LGBT, mori garancinë e shtetit, të drejtën për të shkuar tek noteri për të legjitimuar bashkëjetesën e tyre .
Në pedalimin me biçikletë kishte pjesëmarrje të gjerë, kishte edhe të huaj, ftesa ishte e hapur.
Xheni Karaj, nje prej manifestueseve u shpreh: " Përveç ndërgjegjësimit të vet-homoseksualitetit të shoqërisë së gjerë, për mua personalisht dhe personat e tjerë të komunitetit, rëndësia më e madhe është që ne sot po pedalojmë edhe për ata që nuk mund të pedalojnë"
"Ne kem i miq, aleatë, njerëz si ne, edhe në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, kush ka patur mundësi ka ardhur, kjo nuk ka qënë e organizuar" u shpreh Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut.
Ndërsa në marshimin e krenarisë, mbështetja ishte më zyrtare, autoritetet e shtetit, Avokati i Popullit dhe diplomat të shumtë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange