Këshilli i qarkut Korçë, Nikaj: Bashkëpunim për zgjidhjen e ngërçit 1- vjeçar

2015-08-22 2

Korçë- Një ditë pasi ka marrë postin e kryetares së Këshillit të Qarkut të Korçës, Irena Nikaj ka shpalosur vizionin e saj dhe mënyrën se si do të funksionojë ky qark në vazhdimësi pas mese 1 viti e gjysmë ngërç.
Nikaj është ndalur në problematikat e ndryshme që kanë prekur këshillin e qarkut, në shlyerjen e pagesave për një sërë drejtorish apo edhe mosrealizimin e shumë projekteve duke e lidhur këtë problem me mosmiratimin e buxhetit të këshillit.

Nikaj u zgjodh në këtë post si e vetmja kandidate e Partisë Socialiste e cila ka mundur të marrë këshillin e qarkut pas 8 vjetesh nën drejtimin e PD. Ndërkohë demokratët e kanë cilësuar këtë proces si farse dhe shkelje të themeleve të demokracisë, pasi sipas tyre e majta ka blerë këshilltaret e djthatë në këmbim te votës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange