S'pezulloi nga detyra Gjin Gjonin, nisin procedurat për shkarkimin e gjyqtares

2015-08-22 1

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço urdhëroi sot nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasantit Miranda Çekrezi.
Gjyqtarja një ditë më parë mori vendim për mos pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar i KLD-së Gjin Gjoni.
Në një lidhje telefonike për Ora News Ministri i Drejtësisë tha se gjyqtarja Çekrezi kishte marrë vërejtje një herë nga KLD dhe fakti që s'ka hequr dorë tregon se eshtë peng i ndereve te vjetra.
Sipas Naços gjyqtarja ka shkelur ligjin pasi nuk duhej të gjykonte çështjen pasi Gjin Gjoni kishte gjykuar një proces ku ajo kishte qenë palë.
"Ministria e Drejtësisë është e vendosur të forcojë pavarësinë e sistemit gjqyësor dhe është e vendosur që në çdo rat të reagojë me masa të menjëhershme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/