Marsh për ndërgjegje kundër kancerit në gji

2015-08-22 2

"Shëtitja rozë" për ngritjen e vetëdijes kundër kancerit në gji, u mbajt sot për të gjashtën herë me radhë, duke dërguar kështu mesazhin e përkrahjes të sëmurëve të tillë, por edhe duke apeluar për kontrolle më të shpeshta të të gjitha femrave. Sipas organizatorëve të këtij evenimenti, kontrollet e tilla janë të domosdoshme nëse duam t'i bëjmë ballë kancerit.

"Edhe një herë, po shënojmë luftën kundër këtij lloji të kanceri. Po marshojmë me ata që e kanë luftuar këtë sëmundje. Edhe një herë iu bëjmë apel të gjitha institucioneve që të kujdesen për shëndetësinë, sepse bëhet fjalë për jetën e njeriut që është shumë e shtrenjtë", tha Biba Dodeva, Organizata "Borka".

"Shëtitja rozë" tani është bërë një traditë e mirë në Maqedoni dhe çdo vit marshojmë me ata që kanë nevojë për përkrahje, por edhe për gjithë ata që duhet t'ju rritet ndërgjegjja për diagnostikim të hershëm", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

"Kjo nuk është sëmundje që prek vetëm individë por familje dhe shoqëri të tëra. Por, me kontrolle të shpeshta dhe trajtime mjekësore ajo mund të reduktohet në mënyrë drastike. Jemi shumë të kënaqur që "Përpara rozë" po e çon këtë eveniment përpara, duke ngritur vetëdijen dhe nëse kjo bën një ndryshim të madh për të gjithë këtu në Maqedoni, ne me kënaqësi do të marrim pjesë në këtë iniciativë", tha Poll Volers, Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Sipas informatave të organizatës "Borka", numri i të sëmurëve me kancer në gji është diku 700 persona, me tendencë rritjeje për çdo vit. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange