Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka qenë i pranishëm në inagurimin e Terminalit të Ri për shërbimin interurban në qytetin e Beratit, vlera e të cilit shkon në 650 milion lekë.
Ministri Haxhinasto ka konfirmuar se së shpejti do të përfundojë edhe rikonstruksioni i rrugës nacionale Berat-Lushnje dhe do të ketë investime të tjera për këtë qytet.
Lidhur mbi informalitetin në shërbimin interurban, Haxhinasto ka deklaruar se në të gjithë vendin janë 467 linja të ndryshme dhe gjysma e tyre janë të panevojshme, prandaj do të reduktohet numri i mjeteve që kryjnë këtë shërbim.
Në këtë inagurim kanë qënë të pranishëm drejtues të pushtetit vendor, deputetë të qarkut dhe biznesmenë të qytetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/