TIRANE - Homoseksualët shqiptarë zhvillun për të tretin vit radhazi më 17 maj, parakalimin e tyre me biçikleta kundër homofobisë, ndërsa u vu re një pjesmarrje mjaft e ulët. Në sheshin "Nënë Tereza" kanë pedaluar rreth 30 persona, mes tyre përfaqësues të organizatës LGBT dhe të huaj.
Ky marshim mbahet kundër Homofobisë, në kushtet kur në Shqipëri ky fenomen has ende kundështi nga shoqëria, ndërsa martesat mes pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk pranohen me ligj.
Kjo ditë do të vijojë me shfaqjen e premierës së dokumentarit "SkaNdal", dokumentari i parë për historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri, ku pjesëtarë të komunitetit do të shfaqen për herë të parë me zë e fytyrë për të treguar si lëvzja LGBT ka ndryshuar jetët e tyre. Ish Ambasadori Uidhers shfaqet ekskluzivisht në këtë dokumentar përmes një interviste që hedh dritë mbi angazhimin e tij personal në këtë lëvizje gjatë kohës kur ai jetonte dhe punonte në Shqipëri.
Përpara shfaqjes së dokumentarit Lëvizja LGBT në Shqipëri do të shpallë 13 çmime për Aleaten dhe Aleatin e vitit.