Ushtria nis operacionin e pastrimit të bregdetit, angazhohen1380 ushtarë

2015-08-22 5

Me moton "Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër", 1380 ushtarë dhe 79 mjete të Forcave të Armatosura kanë zbarkuar sot në bregdetin shqiptar.

Aksioni është përqëndruar në pastrimin e rërës, por edhe të akseve kryesore që të drejtojnë në këto pika turistike.

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare inspektuan punën e forcave të armatosura në plazhin e Rrjollit në Velipojë.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare sqaroi se nga fillimi i qershorit do të ngrihen 11 fushime për 2 muaj që do të pastrojnë çdo ditë bregdetin, ndërsa në korrik do të organizohet për herë të parë festivali i detit.

"Forcat e Armatosura dhe vullnetarë dhe të tjerë që i janë bashkuar aksionit nuk janë vetëm në plazhin e Velipojës. Ky është vetëm fillimi i aksionit po bëhet deri në karpen të Kavajës. Aksioni nis sot e do të mbarojë në fund të sezonit" tha Tare.

Forcat e Armatosura të Ushtrisë kanë zbarkuar sot edhe në Shëngjin për pastrimin e kesaj zone turistike nga mbetjet. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Tale, do të pastrohet për të qenë ndryshe këtë sezon veror. Krahas mbetjeve te ndryshme që gjenden në brezin e rërës, forcat e ushtrisë do të largojnë edhe inertet që janë hedhur përgjatë bregdetit. Në këtë aksion janë angazhuar mbi 160 forca të ushtrisë dhe mjetet e tyre, ndërsa mbetjet e grumbulluara do të depozitohen në landfillin e Bushatit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange