A1 Report - Rrezohet avioni, vdesin zyrtaret e larte, edhe ministri i Mbrojtjes

2015-08-22 2

TAJLANDE -- Kryetarja e Kuvendit të Laosit në Tajlandë, ministri i Mbrojtjes, një guvernator lokal dhe të tjerë zyrtarë të lartë kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror, pas rrëzimit të një avioni me 18 persona në bord.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur avioni i Forcave Ajrore me zyrtarë të lartë të Laosit në bord, është rrëzuar në kufi me Vietnamin, ndërsa vetëm tre nga pasagjerët raportohet të kenë mbijetuar.

Ndër viktimat janë Kryetarja e Kuvendit të Laosit, Pany Yathotou, ministri i Mbrojtes, i cili po udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij dhe një guvernator lokal, ndërsa ka shpëtuar bashkëpiloti, një mjeke dhe një person ende i paidentifikuar.

Grupi i zyrtarëve të lartë të Laosit po udhëtonte drejt provincës Xiang Khouang në veri të vendit për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore të një beteje historike.

Televizioni Tai i Tajlandës transmetoi foto nga xhungla të mbetjeve të avionit në flakë dhe viktima me uniforma ushtarake.