Durrës, sot kontrolli në anijen me 48 ton cigare, dyshohet kontrabandë

2015-08-22 2

Vlorë- Autoritetet e Antikontrabandës do të ushtrojnë sot një kontroll në anijen me flamur të Tanzanisë me 47 ton cigare në bord. Dyshohet se ngarkesa është kontrabandë dhe anija e nisur nga porti I Qipros kishte destinacion Malin e Zi.
Specialistët e antikontrabandës do të verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës.
Anija tregtare me flamur të Tanzanisë, me shtatë persona në bord, me shtetësi ukrainase, që ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi u ndalua dje nga Autoritetet e antikontrabandës dhe roja bregdetare.
Anija kishte kërkuar ankorim në portin e Vlorës më 14 maj, për shkak të motit të keq. Ajo kishte qëndruar në gjirin e Vlorës dhe më 16 maj ishte larguar pa leje. Kjo ka bërë që autoritetet e kontrabandës të viheshin në dyshim
Anija "ERA 1? dyshohet se kryente kontabandë cigaresh e për këtë arsye ka dashur të largohet.
Anija ka në bord rreth 48 ton cigare, ndërsa kishte deklaruar ngarkesë zero tek autoritetet në Vlorë.
Tashmë anija ndodhet në portin e Durrësit dhe po bëhen verifikimet nëse kemi të bëjmë më kontrabandë apo jo.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange