Prezantimi i raportit të parë mbi reformën në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kryer në vlorë nga zëvendës ministri i arsimit dhe grupi i punes, i cili po harton projekt draftin i cili pas konsultimeve të gjera në univerisitetet publike në vend do të propozohet në formën e projekt ligjit . Për të parën herë ministria e arsimit ka nisur një fushatë të gjerë konsultimesh në qarqet akademike, për të evidentuar problematikat që kanë lënë në ngërç arsimin universitar në 20 vite të vështira tranzicioni , si dhe hartimin e një reforme gjithëpërfshirëse e cila do të synoje qasjen e arsimit universitar në Shqiperi me modelet më të mira perëndimore. Zv. ministri i arsimit ka theksuar rëndësine e kryerjes së kësaj reforme e cila synon të përfshije në proçes edhe universitet jo publike. Gjatë diskutimeve është folur edhe mbi rëndësinë e arsimit të mesëm profesional.