Trupat ushtarake, aksion për largimin e mbetjeve në liqenin e Fierzës

2015-08-22 2

Forcat e ushtrisë kanë nisur aksionin për pastrimin e liqenit të Fierzës, në kuadër të planit të masave të hartuar nga Prefektura Kukës. Më shumë se 3O forca të ushtrisë do pastrojnë bregun e liqenit, deri të dielën, ndërkohë që të hënën do hartohet një tjetër plan masash nga i cili do caktohen edhe drejtimet e punës që do kryhet në vijim. Sipas specialistëve të Institucionit të Prefektit, ky aksion do jetë i vazhdueshëm me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll duke qenë se rrymat ujore dhe ato të ajrit vijojnë që të sjellin në liqen mbeturina.
Ndërkohë, sipas ekspertëve të mjedisit situata e emergjencës tashmë ka kaluar, megjithatë puna do vijojë çdo ditë si nga njësitë vendore ashtu edhe nga Prefektura dhe Këshilli i qarkut.
Vetëm një ditë më parë përfaqësues të dikastereve më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë, u ulën në tryezë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi.

Free Traffic Exchange