Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, i jep të drejtë PD-së. Hetim ndërhyrjes te tatimet

2015-08-22 0

Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kuvendin dhe i ka dhënë të drejtë deputetëve të PD sa i përket kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për ndërhyrjet në serverin e të dhënave tatimore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj gjykate publikohet dhe vendimi për deklarimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh "Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore"".

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/