Ministria e mjedisit e vendosur për të çuar në fund kauzën për pastrimin e territorit

2015-08-22 2

Ministria e mjedisit është e vendosur për të çuar në fund kauzën e saj për pastrimin e territorit, duke mos kursyer as ndëshkimet ndaj atyre bashkive e komunave që rezultojne ndotëse. Kështu shprehet nga Shkodra zv/ministrja e mjedisit Diana Bejko gjatë një interviste per Ora News.
Bejko është ndalur specifikisht në ndërhyrjen që do të kryhet në liqenin e Shkodrës.
Aktualisht situata në vend paraqitet shqetësuese sa i perket menaxhimit të mbetjeve urbane, ku zona të tëra janë pushtuar nga mbeturinat. Më problematike janë akset nacionale dhe zonat turistike, një pjesë e të cilave kanë çelur zyrtarisht sezonin.

Free Traffic Exchange