Ministria e Kultures dhe RIAS: Me shume mbrojtje dialekteve te shqipes

2015-08-22 2

TIRANE- Mbrojtja e dialekteve të gjuhës shqipe në kushtet e globalizimit ishte tema e projektit të organizatës RIAS në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës për të promovuar sa më shumë dialektet e shqipes që deri më tani nuk i është dhënë rëndësia e duhur, madje është lënë në harresë. Sipas drejtoritë të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Rijetëzimit të gjuhës shqipe do të fillojë t'i jepet një rëndësi e veçantë dialekteve.

UNESCO-ja prej vitit 2003 ka futur në fondin e trashëgimisë kulturore dialektet dhe minoretet linguistike si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale. UNESCO prej vitesh kërkon mbrojtjen e kësaj pasurie. Aktivitetet e këtij projekti të mbështetur nga Ministria e Kulturës do të organizohen në Tiranë, Korçë dhe Shkodër.