A1 Report - Shkoder, Blushi: Akuzat per drogen mes dy kampeve, shfaqje brutaliteti

2015-08-22 1

SHKODER- Nga Shkodra, deputeti i PS- se Ben Blushi ka komentuar deklaratat e një dite më parë të bëra në parlament nga mazhoranca dhe opozita. Blushi i ka cilësuar si shfaqje brutaliteti akuzat dhe kundërakuzat në mes dy kampeve, ndërsa ka theksuar se në vend që të diskutohej se si shteti të futet në Lazarat për të ndaluar drogën u zgjodh të luftohet në mes PD-së dhe PS- së.

"Aty u fol për luftë PD-PS apo u fol për luftën e shtetit ndaj krimit të organizuar. U fol për luftë të dy partive me njëra tjetrën. Po ku është interesi publik këtu. Interesi publik i 99% të shqiptarëve është se si shteti pavarësisht se kush qeveris, e majta apo e djathta, lufton krimin e organizuar. Lufta mes dy partive është e padobishme më kur flitet për tema kaq të mëdhaja sepse aty nuk rivalizohet një platformë. E di kush mund të ishte atje tema, kush ndërhyn më shpejt në Lazarat", tha Blushi.

Deklaratat janë bërë gjatë promovimit të librit "Hëna e Shqipërisë" në metropolin verior.

Free Traffic Exchange