Janakievski: Nuk ka rrezik për vërshime në Maqedoni

2015-08-22 0

Mbikëqyrje e vëmendshme e lumit Pçinja dhe mos lëshimi i akumulimit të Kalimancit dhe hidrosistemit Zletovicë në ditët në vijim. Këto janë konkluzionet nga mbledhja e sotme e trupit koordinues për parandalim të katastrofave natyrore. Për shkak të përmbytjeve në Serbinë fqinje, niveli i lumit Pçinja është rritur për njëherë e gjysmë nga mesatarja. Lumenjtë tjerë janë nën nivel. Për tu penguar dalja eventuale e tyre nga shtretërit, situata përcillet me vëmendje.

"Po ndjekim me vëmjendje lumin Pçinja dhe ne në çdo dy orë marrim informata nga Enti hidrometeorologjik dhe nëse është e nevojshme do ndërmerren edhe masa tjera plotësuese. Në këtë fazë shkojmë me masa preventive, pastrimin e kanaleve të ngushta dhe prerjen e degëve përreth urave", tha Mile Janakievski, ministër i transportit.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për dy ditë ndërsa nga e hëna do të ketë stabilizim të motit.

"Gjatë ditës së nesërme moti do jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe pak më i ngrohtë se dita e sotme dhe me periudha diellore, ndërsa në orët e pas ditës do të jetë i paqëndrueshëm dhe me shi të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i perëndimit. Nga e diela gjendja do të stabilizohet dhe do të kemi mot më të ngrohtë dhe me diell", deklaroi Lena Jovanovska, sinoptike kujdestare.

Ndryshe, për shkak të shiut dhe baltës, bujqit ende nuk mund të hyjnë në arat e tyre, prandaj edhe janë vonuar të mbjellat pranverore. Verica Pavllovska