BB miraton huanë 100 mln $ për Shqipërinë, do ulen kreditë e këqija

2015-08-22 0

Washington- Banka Botërore miraton huanë 100 milionë dollarëshe për politikat e zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar të Republikës së Shqipërisë.
Huaja u miratua dje nga Bordi Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore.
"Huaja ka si synim të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikëqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar.Huaja mbështet axhendën reformuese të Qeverisë duke trajtuar sfida kyçe të sektorit financiar", thuhet në njoftimin për shtyp të Bankës Botërore.
Huaja mbështet reformat në tre fusha
Huaja mbështet reformat në tri fusha të gjera.
Fusha e parë përqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetës së sigurisë financiare. Këto përpjekje pritet që të përmirësojnë përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe të përmirësojnë kuadrin e sigurimeve të depozitave.
Fusha e dytë mbështet përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015. Reduktimi i kredive të këqija do të mbrojë stabilitetin financiar dhe do t'u japë mundësi më mira bankave që t'iu përgjigjen kërkesave për kredi.
Fusha e tretë përqendrohet në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ajo përpiqet të forcojë pavarësinë operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke e lejuar që rregullojë dhe të mbikëqyrë institucionet financiare jobankare (IFJB) në mënyrë sa më efektive.
BB sqaron se kjo është një hua e veçantë për politikat për zhvillim e cila lëvrohet me një këst të vetëm ndërsa Bankës Botërore do të mbështesë autoritetet në zbatimin e këtyre reformave."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/