TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje dy inspektorët e kullës së Kontrollit të Fluturimeve, të cilët i dhanë pilotit italian Giorgo Riformato që në rrugën e kthimit nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas, për të Itali të kryente një fluturim turistik 360 gradë mbi Shqipëri.
Njëri prej inspektorëve mësohet të jetë Erjon Pipero dhe që ka kryer komunikimet më të shumta me Riformaton gjatë fluturimit.
Pas kësaj lejeje Riformato tentoi të bënte një ulje në plazhin e Divjakës, ku sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda synoi të merrte ngarkesë marijuane. Avioni i Riformatos ngeci në rërë, si pasojë e dëmtimit të rrotës së parë gjatë uljes.
Dy inspektorët e Kullës janë pyetur për komunikimet që në orën 13:26 kur avioni u nis nga Rinasi për në Pescara. Për komunikimet e orës 13:50 kur avioni në kuotën 756 metra lartësi që vazhdonte fluturimin drejt pikës gogël në pikën bitam, u kthue majtas pa marrë leje, dhe leja e dhënë më pas nga Kulla në bazë të kërkesës për flturim turistik mbi bregdet.
Interesimi i prokurorëve lidhet dhe për komunikimin në orën 13:52 kur avioni ka zbritur sërish pa leje në në kuotën 220 m lartësi. Si dhe të gjitha manovrimet dhe komunikimet e mëtejshme me avionin kur doli nga radari dhe zbatimin e procedurës pas orën 13: 59 kur avioni humbi komunikimin me radion.
Më herët prokurorët kishin sekuestruar të gjithë dokumentacionin për lejen e fluturimit si dhe komunikimin zanor mes Riformatos dhe kullës së kontrollit.
Prokuroria mësohet se u ka dërguar shkresë kompanive të telefonisë celulare për të zbardhur bisedat e kryera gjatë ditës së shtunës me anë të kartës së telefonisë së lëvizsshme që i është bllokuar dhe janë intensifikuar hetimet për gjetjen e numrit të kartës tjetër që është hedhur nga Saimir Bajrami, personi i arrestuar se kishte sjellë drogën që do ngarkohej në avion.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/avioni-n--divjak--merren-n--pyetje-kontrollor-t-e-kull-s-s--vrojtimit-214975.html#sthash.3GxYRJvH.dpuf