A1 Report - Korçe, zgjidhet kreu i ri i Keshillit te Qarkut, hiqet ish-kreu i PD

2015-08-22 8

KORÇE -- Këshilli i Qarkut Korçë ka zgjedhur kreun e ri të këtij qarku, Irena Nikaj, pjesë e PS, me 36 vota. Zgjedhja e tij erdhi pas shkarkimit të ish-kreut demokrat Landi Gasho me 37 vota.

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Nikaj falenderoi anëtarët që e votuan ndërsa u zotua se "do të bëj gjithçka për realizimin e projekteve të këtij qarku."

Ndërkohë nuk morën pjesë në votim dy këshilltarët e komunës Miras, Alketa Zaçe dhe Arjan Hyska, të cilët janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi ndaj tyre dyshohet të ketë ardhur për shkak se më herët dy këshilltarët njoftuan kalimin e tyre krah të majtëve.

Lidhur me kërcënimin ndaj dy këshilltarëve ka reagur edhe PS e qarkut Korçë sipas së cilës ndaj Zaçes dhe Hyskës janë bërë presione nga elementë të ndryshëm, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të zbardhë të vërtetën.

Mbledhja e Këshillit të Qarkut Korçë e cila zhvillohet sot, bëhet për të zgjedhur kreu e ri të këshillit të këtij qarku. Më herët në mbledhje 3 krerë komunash dhe 3 këshilltarë të PD, kanë njoftuar kalimin e tyre tek të majtët.

TRE KRERE KOMUNASH DHE 3 KESHILLTARE TE PD KALOJNE MAJTAS

Tre kryetarë komunash dhe tre këshilltarë të qarkut Korçë të Partisë Demokratike kanë njoftuar, gjatë mbledhjes së Këshillit të Qarkut, ndryshimin e krahut të tyre politik duke ju bashkuar të majtëve.

Kështu, kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri, kreu i komunës Leskovik, Dhori Bregu, si dhe kreu i komunës Çlirim, Arjan Dhimo kanë bërë të ditur kalimin e tyre tek të majtët.

Gjithashtu edhe këshilltarët e komunës Miras, Arjan Hyska dhe Alketa Zaçe si dhe këshilltari i komunës Mollas, Gavril Hyskaj kanë kaluar krah të majtëve. Vendimet e marra nga 3 krerët e komunave dhe të tre këshilltarëve kanë sjellë reagimin e të djathtëve të cilët kanë braktisur mbledhjen e këshillit të qarkut.

Ndërkaq ka reaguar edhe deputeti i PD Edmond Spaho i cili në një dalje për shtyp tha se të zgjedhurit po blihen me mjete që i ofron pushteti.

Mbledhja zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e Këshillit të Qarkut Korçë ndërkohë që prezent në këtë mbledhje është edhe deputeti i PS Taulant Balla.

Free Traffic Exchange