A1 Report - Seanca ndaj Mziut, deshmi per abuzimet me taksat nga Bashkia Kamez

2015-08-22 1

TIRANE - Pyeten agjentja e kompanisë së sigurimeve të "Gjoka Konstruksion" dhe ish-përfaqësuesi i kompanisë "Albavia", për skualifikimet e tyre edhe pasi kishin fituar tenderin për ndërtimin e rrugës "Zgjimi" në Laknas, në procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, drejtorin juridik Atli Hoti dhe drejtorin e taksave Bujar Loshi.

Më herët Mziu kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së avokatit të tij Genci Gjokutaj, por séance vazhdoi me një avokate kryesisht.

Agjentja e kompanisë së sigurimeve deklaroi se kompania Gjoka Konstruksion kishte police sigurimi, një ndër pretendimet për të cilat kjo kompani ishte skualifikuar.

Policat lëshoheshin të papplotësuara dhe me vulë, të cilat regjistroheshin pasi ktheheheshin të plotësuara nga vetë kompania sipas marrëveshjes mes tyre. Ndërsa Mziu paraqiti një tjetër pretendim të drejtorit të kompanisë së sigurimeve, sipas të cilit Gjoka Konstruksion nuk ishte siguruar.

Përfaqësuesi i kompanisë Albavia dëshmoi për një taksa të mbivendosur pa të drejtë për shfrytëzim të hapësirave publike, mosshlyerja e të cilës e kishte skualifikuar në tenderin për rrugën "Zgjimi".

Kompanitë "Gjoka Konstruksion" dhe "Albavia", u përjashtuan nga ndërtimi i rrugës "Zgjimi" në Valias edhe pse kishte fituar tenderin, për shkak të disa pretendimeve të ngritura nga Mziu dhe Hoti më pas.

Si "Gjoka Konstruksion" dhe "Albavia" kanë denoncuar se janë ngarkuar pa të drejtë edhe me taksa, dhe kjo ka futur Loshin në grupin e të pandehurve të Prokurorisë.