Fier, ekzekutohet me 13 plumba tregtari i pllakave, gjendet i vdekur në makinë

2015-08-22 2

Viktima, Agron Imeri u gjet i vrarë nga roja i parkingut brenda në makinë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Makina ishte parkuar në një parking pranë tregut në qendër të qytetit. Në orën 10:15 policia dhe autoritetet mjekësore kanë nxjerrë trupin e viktimës nga makina ku u gjet i vrarë Imeri. Më pas trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Fierit për t'ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetohet pista e konfliktit
Forcat e policisë kanë gjetur 13 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ku u gjet i vrarë 51-vjeçari Agron Ymeraj

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e vrasjes, ndërsa roja i parkingut pritet të merret në pyetje.

Sipas policisë "Agron Ymeraj ka patur konflikte të mëparshme." Kjo është edhe pisat kryesore e hetimit për zbardhjen e vrasjes. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit Ymeraj po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore pritet të mësohet edhe ora kur është ekzekutuar 51-vjeçari Ymeraj.
Per me shume na ndiqni ne Ora News.tv

Free Traffic Exchange