A1 Report - Rama: 24 ore para ikjes nga pushteti PD-ja legalizoi 800 pallate te saj

2015-08-22 1

Në foltoren e parlamentit Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e djeshme, 24 orë përpara lënies së pushtetit legalizoi 800 objekte që i përkisnin zyrtarëve dhe të afërmve të tyre.

Duke rreshtuar numrin e legalizimeve antiligjore, Rama iu drejtua prokurorisë me mesazhin se të tilla dëme që janë bërë duhen gjykuar dhe dënuar.


Rama nuk la pa përmendur dhe gjëndjen në të cilën u la ALUIZNI dhe bëmat fill pas marjes së detyrës së drejtorit të ri Artan Lame.


Gjatë diskurit të tij Kreu i kabinetit të majtë u ndal në detajet e skemës së re të legalizimeve falas, që ka për qëllim primar mbylljen e procesit të zvarritur të legalizimit pronave në Shqipëri.

BRENDA NATES LEGALIZUAN PALLATIN 12-KATESH NE MES 700 SHTEPIVE PA LEJE NE QYTETIN STUDENTI

Kryeministri tha: ""Sot, ky parlament do të votojë për ti dhënë fund një kalvari 20 vjeçar të qindra e mijëra familjeve që ndërtuan një shtëpi për një jetë më të mirë që u gënjyen, u rigënjyen dhe u stërgënjyen se do të mund ta legalizonin shtëpinë e tyre.

Kam dëgjuar shpesh njerëz që thonë se ne nuk duhet të flasim për këta që ikën, por është shumë e vështirë që të mos e bësh një gjë të tillë, edhe në këtë moment, kur kam sjellë këtu një numër shumë të kufizuar rastesh konkrete që flasin më shumë se çdo fjalim. Këtu kam një praktikë:

Objekt i legalizuar brenda 24 orësh në 19 korrik 2013, pasi populli i kishte sikterisur nga pushteti me ato 1 milionë shuplakat që vazhdojnë t'iu djegin aq shumë, saqë ende sot nuk e marrin dot veten për të kuptuar se sa shumë i kanë rënë në qafë këtyre njerëzve. Dhjetëra e mijëra qytetarë në të njëjtën zonë prisnin prej vitesh legalizim, ndërsa një zotëri, emrin e të cilit nuk kam asnjë dëshirë ta përmend, por zyrtar i lartë i këtyre, mbaron punë nga data 18 në datën 19. E nuk është i vetmi!

Midis prillit dhe shtatorit të vitit 2013 deri ditën e fundit, deri natën e fundit, përpara sesa të dilnin nga zyrat janë 800 objekte të legalizuara brenda 24 orësh. Të 800 të lidhura qartësisht me interesa krejtësisht të ndryshme nga interesi i politikës së legalizimit.

Objekt tjetër në një zonë ku 700 familje presin legalizimin sot që flasim, i vetmi objekt që legalizohet në mes të shtëpive është një pallat me 12 kate. Dhe ku? Legalizohet në datën 30 gusht 2013, në një zonë që historikisht ka votuar Saliun dhe Partinë Demokratike, tek Qyteti Studenti. Lexo: Fjala e plotë e Kryeministrit

Një objekt tjetër me leje nga 6 në 9 kate, që i legalizohen 16 kate, 7-10 kate pa leje, të ndërtuara pasi Bashkia e Tiranës ra në duart e atyre që sot kanë gojë dhe flasin për Qeverinë tonë dhe për Aleancën tonë.

Si ky rast, në periudhën deri në ditën e fundit dhe në orët e fundit të natës së shtatorit 2013, përpara sesa të linin zyrat, janë 80 objekte të dyfishuara mbi leje, të përfituara nga këta. Objekt tjetër i legalizuar brenda 24 orësh, mbaron punë nga data 24 deri në datën 25, me të gjitha procedurat, nga hapja e dosjes e deri në fund. Nuk është shtëpi, është pallat në mes të Tiran...