A1 Report - Durres,çelet sezoni turistik 2014 rikthehen ne bregdet kullat e vrojtimit

2015-08-22 0

DURRËS- Qyteti bregdetar i Durrësit çel zyrtarisht sezonin turistik 2014, ndonëse prej kohësh fundjava e gjen plazhin e këtij qyteti të tej mbushur me pushues. Në kuadër të kësaj ditë në zonën e plazhit u zhvilluan një seri aktivitetesh, ndërsa kryebashkikau,Vangjush Dako, ftoi pushuesit nga mbarë trojet shqiptare që pushimet ti kalojnë në qytetin bregdetar.

Ndonëse prej kohësh fundjava e gjen bregdetin e Durrësit plot me pushues, ditën e sotme u çel zyrtarisht sezoni turistik për vitin 2014.

Koha e vrenjtur nuk pengoi me dhjetëra të rinj nga qyteti bregdetar por dhe më gjerë të merrnin pjesë në aktivitetet e organizuara nga bashkia në kuadër të kësaj dite.
Kryebashkiaku, Vangjush Dako, gjatë fjalës së hapjes theksoi se qyteti bregdetar është i gatshëm për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare.

Risi këtë vit në plazhin e Durrësit, pritet të jenë edhe kullat e vrojtimit të cilat mungojnë prej vitesh.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve pritet të përfundojë edhe procesi i plugimit të rërës, ndërsa edhe hotelet dhe restorantet e zonës i kanë marrë masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.