A1 Report - Ja pamjet e brendshme te avionit te rrezuar ne plazhin e Divjakes

2015-08-22 2

Këto janë pamjet e brendshme të avionit " Piper" i cila u rrëzua të shtunën në plazhin e Divjakes . A1Report sjell këto momente të fiksuara, ku siç shikohet në brendësi të tij, ka sedilje duke vërtetuar në këtë rast, se avioni ishte për transport pasagjeresh dhe jo mallrash Siç shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga A1Report, avioni është i pajisur me 6 sedilje lëkure ngjyrë bezhë. Në pjesën e prapme të njerës prej sediljeve, shikohet dhe manuali i fluturimit që çdo pilot ka kur udhëton. Avioni u rrëzua në plazhin e Divjakës të shtunë në 10 maj ndersa pilotoeshe nga shtetasi italian Giorgio Riromato i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Avioni "Piper" që prej ditës së shtunë, monitorohet 24 orë nga forcat e policisë. (a.ç/shqiptarja.com)