Gjirokaster- Ditën e sotme, Forcat e Armatosura kanë rrethuar pistën e aerodromit të Gjirokastrës me qëllim ndalimin e uljes së avionëve. Blloqe betoni dhe tela janë vendosur sot nga ushtarë në gjatësinë e pistës.
Sipas përfaqësuesëve të Ministrisë së Mbrojtjes, aksioni është ndërmarrë në kuadër të masave për ruajtjen e objekteve në konservim, ndërsa masat në Gjirokastër janë marrë duke patur parasysh faktin se Gjirokastra konsiderohet si zonë kultivimi e trafikimi kanabisi. Masat prej Ministrisë së Mbrojtjes vijnë disa javë pas akuzave të opozitës, për ulje të avionëve që kanë trasportuar drogë. Operacioni ka nisur mesditën e sotme nga forcat e ushtrisë drejtuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/