Në protestë me Dasho Alikon, kreun e komunës Lazarat i zgjedhur i PD-së, nuk kanë munguar dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.
Për minuta të tëra me Alikon ka qëndruar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushi si dhe ish-drejtori i policisë së Gjirokastrës Ajet Ibro.
Ibro dhe Çaushi kanë shoqëruar gjatë protestës kreun e komunës Lazarat, ndërsa në distancë qëndronin dhe shoqëruesit e Alikos të cilët kanë ardhur me të nga Lazarati prej orëve të para të mëngjesit.
Më tej Aliko ka qënë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD dhe në shoqërinë e figurave të tjera qëndore të Partisë Demokratike ku dhe ai bën pjesë.
Sakaq, në mesin e protestuesve është vënë re edhe prezenca e Hivzi Bushati, që drejtonte forcat speciale më 21 Janar 2011, kur u vranë katër protestues, u plagosën dhe u dhunuan dhjetëra të tjerë.