Mazhoranca dhe opozita përplasen me debate të ashpra deri në fyerje personale brenda në Kuvend ndërsa protestues të opozitës janë vendosur para Parlamentit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaron se është gati të hetohet nga prokuroria për akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në trafik droge. dhe nëse vërtetohen akuzat atëherë ai jo vetëm jep dorëheqjen por largohet përgjithmonë. Por nëse vërtetohet e kundërta Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duhet të jenë vullnetarë për disnisektimin e Divjakës nga mushkonjat.
Nga ana e tij ish kryeministri akuzon Ramën si përgjegjës, "Ediskobar" "baron të drogës" dhe i kërkon dorëheqjen.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/