A1 Report - Fier,varrimet nuk do te lejohen me te Parku Arkeologjik te Apolonise

2015-08-22 1

FIER - Banorët e komunës Ndërmenaz në rrethin e Fierit, nuk do t'i varrosin më të afërmit e tyre te varrezat e Shën Thanasit, të cilat ndodheshin në territorin që është nën juridiksionin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i këtij parku, Marin Haxhimihali, i cili teksa shton se ky park është një pasuri kombëtare thekson se për këtë problem është vënë në dijeni komuna Ndërmenaz.

"Vlen të përmendet që edhe nga komuna Dermenas, e cila është komuna ku shtrihet parku i Apolonisë. Ka pasur një reagim pozitiv sepse edhe kryetari i komunës të cilit i drejtohej kjo shkresë, është përgjigjur pozitivisht duke lajmëruar kryepleqtë e zonave përkatëse për të ndaluar varrimet e mëtejshme në këtë territor"-tha Haxhimihali.

Kjo e fundit ka nisur negociatat më kryepleqtë e fshatrave që ka nën juridiksion komuna për gjetjen e një territori ku do ngrihen varrezat e reja.

Prania e varreve në territorin e parkut kombëtar te Apolonisë ka patur një impakt negativ në reduktimin e numrit të turistëve në këtë destinacion.