Rritet numri i personave me kancer

2015-08-22 1

Numri i të sëmurëve nga kanceri në lëkurë në Maqedoni po rritet për çdo vit nga 4 deri 5%. Melanoma mund të parandalohet me sukses nëse zbulohet herët, thonë dermatologët. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i shëndetit publik, në vitin 2012 në Maqedoni 64 persona kanë vdekur nga kanceri në lëkurë.

'Jo çdo njollë kalon në melanomë, jo çdo lëndim i njollës bëhet melanomë sepse nuk ekziston njeri pa njolla. Çdo ndryshim që ka asimetri, skaje jo të rregullta, më shumë ngjyra, me diametër më shumë se 6 milimetra, këtyre ndryshimeve duhet t'u kushtohet vëmendje', deklaroi Agron Starova, dermatolog.

'Si faktor i rrezikshëm mund të jetë edhe rrezitja intensive në diell në periudhë të shkurtër kohore, e ashtuquajtura rrezitje vikendi, ekspozim i pakontrolluar në terapi rrezatimi ose shfrytëzimin e solariumeve për marrjen e ngjyrës në lëkurës', theksoi Elena Qoseva, Instituti i shëndetit publik.

Melanoma mund të paraqitet në çdo moshë. Me qëllim të parandalimit të kancerit në lëkurë, nga 27 deri më 29 maj në më shumë institucione dermatologjike në vend do të ketë kontrollime falas të njollave të dyshimta për të gjithë qytetarët. Bojana Simonoviq