Komiteti i Helsinkit: MPB-ja tentoi të fsheh incidentin në Radishan

2015-08-22 4

Komiteti Helsinkit shpreh keqardhje për sulmet ndaj familjes Zeqiri nga lagjja Radishan dhe heshtjen e Institucioneve. Përgjegjësja e Komitetit Helsinkit, Uranija Pirovska, tha se Maqedonia nuk është në vetëdije për dëmet që po i faturohen si pasojë e sulmeve dhe dhunës nga acarimi i marrëdhënieve ndëretnike. Madje Pirovska hedh dyshime se incidentet e kësaj natyre vijnë nga aktivistë partiakë.

'Nga MPB-ja, sulmi në Radishan ishte kumtuar si fatkeqësi në komunikacion. Pastaj mediat treguan se bëhet fjalë për një sulm serioz drejt një familjeje në lagjen Radishan. Bëhet fjalë për familje shqiptare. Në atë lagje ka vetëm 3 familje shqiptare, dhe është interesant fakti se vetëm kjo familje ballafaqohet me sulme dhe kërcënime të tilla. Kjo familje posedon edhe kamera në shtëpinë e tyre, me çka kuptohet se është seriozisht e shqetësuar për sigurinë e saj. Nuk duhet harruar fakti se 16 anëtarë nga kjo familje kanë kërkuar azil dhe duan të lëshojnë vendin', tha Uranija Pirovska, Përgjegjëse e Komitetit Helsinki.

Pirovska shtoi se nga MPB-ja është identifikuar vetëm një kryerës i veprës, i cili është dënuar për pjesëmarrje në rrahje, por sipas Pirovskës, i njëjti është kërcënuar me armë anëtarëve të familjes Zeqiri. Sipas një raporti të Komitetit të Helsinkit nga maji i 2013-të deri në maj të këtij viti janë evidentuar gjithsej 116 incidente ndëretnike, ndërsa policia ka zbardhur vetëm 27 prej tyre. Adrian Kerimi

Free Traffic Exchange