A1 Report - Lezhe,tatimet nisin bllokimin e bizneseve qe s'kane shlyer detyrimet

2015-08-22 1

LEZHË - Bllokimi i subjekteve tregtare që janë debitore ndaj Bashkisë Lezhë. Ky është synimi një aksioni të nisur nga Drejtoria e Tatimeve dhe Policia Bashkiake. Drejtoresha e zyrës së Tatim Taksave, Liljana Dushku, shprehet se nuk do të këtë asnjë tolerim për bizneset që nuk janë të rregullta në pagesën e detyrimeve.

Drejtoria e tatimeve dhe Policia Bashkiake e Lezhës kanë nisur bllokimin e subjekteve që janë debitore ndaj kësaj njësie vendore.

Aksioni i përbashkët është kryer në disa biznese të cilat kanë një debi të akomuluar dhe që nuk kanë reaguar për shlyerjen e tyre .

Drejtoresha e zyrës së Tatim Taksave në Bashkinë e Lezhës Liljana Dushku, shprehet se nuk do të këtë asnjë tolerim për bizneset që nuk janë të rregullta në pagesën e detyrimeve.

"Data 20 prill ka qenë data e fundit për pagesat për subjektet, kemi nxjerr te gjitha subjektet që kemi debitore dhe çdo subjekt që s'ka shlyer detyrimet tatimore brenda datës 20 prill, ka dalë urdhër kundër bllokimi dhe shoqëruar me urdhër bllokimi me policinë. Drejtoria e taksave në bashkëpunim me policinë bashkiake, kemi planë bashkëveprimi për bllokimin e këtyre subjekteve". --tha Liljana Dushku

Për të shmangur mbartjen e detyrimeve nga një vit në tjetrin, gjë e cila rrit debinë e bizneseve ndaj Bashkisë së Lezhës, kjo njësi vendore ka ashpërsuar masat e saj ndaj këtyre subjekteve.

Bllokimi i aktivitetit nga Policia Bashkiake për bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet fiskale ka rritur arkëtimet në zyrën e Tatim Taksave, duke bërë që numri i këtyre bizneseve debitore të reduktohet ndjeshëm.

Free Traffic Exchange