Vlora turistike pa infrastrukturë rrugore, investimet shkojnë dëm

2015-08-22 0

Vlorë - Nuk kanë shërbyer për asgjë 119 milionë lekë të investuara për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Pamjet flasin qartë mbi mënyrën e punimeve në të cilën është kryer ky rikonstruksion, në vitin 2011 i cili ka rënduar mbi taksapaguesit vlonjatë.

Të kryera pa cilësi e standarte punimet në këtë segment rrugor kanë bërë që banorët e zonës por edhe pushuesit të cilët frekuentojnë Plazhin e vjetër, Zvërnecin e Nartën të përballen me infrastrukturë të mjerueshme, e cila natyrisht i largon ata nga këto destinacione.