Korçë- Gjykata e Korçës ka shpallur fajtore dy mjekët, kirurgun Nikolla Nuka dhe reanimatorin Ismail Uzuni duke i dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burg secilin si edhe 6 muaj pezullim nga detyra.
Vetëm 1 javë më parë prokuroria e Korçës dha pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për mitmarrje. Dy mjekët u arrestuan në flagrancë në tetor të vitit të kaluar pas denoncimit që shtetasi Guri Cakollari bëri në prokurori duke deklaruar se mjekët i kishin kërkuar 200 mijë lekë për të realizuar operacionin ndaj bashkëshortes së tij.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/