A1 Report - Rama: Prokuroria detyren! Policia, jo tundim nga paraja

2015-08-22 0

TIRANE -- Përballë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, në një takim pas operacionit të Divjakës ku u arrestuan dy trafikantë dhe u sekuestrua një avion si dhe një sasi e konsiderueshme droge, kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht që çdo institucion i pavarur të bëjë detyrën dhe të mos hedh poshtë punën e vështirë të unfirmave blu, duke liruar kriminelë të vënë në pranga prej tyre.

Kreu i qeverisë tha se është koha që, veçanërisht, Prokuroria dhe Këshilli i Lartëi Drejtësisë të hyjnë në një marrëdhënie të re: Të pavarur nga gjithçka, por jo nga Kushtetuta.

"Është ora që prokuroria të hyjë në një fazë të re. Prokuroria duhet të hyjë në një marrëdhënie të re, çdo institucion i pavarur është i pavarur nga cdo gjë por jo kushtetuta. Është ora që KLD ta bëjë këtë, të bëjë detyrën sepse një popull i tërë po poshtëtoret përditë nga gjykata e gjykatës të cilët e kanë gjënë më të lehtë në botë që të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni", u shpreh Rama.

Suksesi i Policisë së Shtetit tha Rama, nuk varet vetëm nga përpjekja e njerëzve me uniformë, por edhe nga pjesa tjetër që duhet të sigurojë të gjithë veprimtarinë antikrim. Në këtë kontekst ai tha se do të të kalojë në parlament ligji për transformiin e Shërbimeve Inteligjente të Policisë së Shtetit në Byronë Kombëtare të Hetimit, që sipas tij "pa dyshim do ta ngre në cilësi të re marrëdhënien me prokurorinë"

RAMA: POLICIA, ENDE LIDHJE ME BOTËN E KRIMIT, TË MOS TUNDOHET NGA PARAJA
Kreu i qeverisë tha se ka ende lidhje të policisë me botën e krimit, por pohoi se në këto 9 muaj janë këputur një pjesë e mirë e tyre.

"Çfarë përballje titanike është sot në këto kushte, mes parasë së krimit dhe moralit të shtetit që ende nuk e kemi ngritur ashtu siç duhet sepse për të bërë këtë duhet një kohë objektivisht më e gjatë se 9 muaj dhe që e vetmja gjë që ka për të dhënë sot për trupat e plolicisë është lutja që të qëndrojnë përballë tundimeve marramëndesë të parasë së krimit, të një mjedisi të kriminalizuar ku ka parë rrushi rrushin e është pjekur e fryrë nga paraja e derdhur lumë për të kompromentuar kretj shtetin përmes Policisë së Shtetit. Le të jemi deri në fund të vërtetë me njëri-tjetrin. Detyra e përditshme e Policisë së Shtetit është dyfish e rëndë, duhet të luftojë krimin dhe atë pjesë të vetvetes që është ende e lidhur me krimin. Në më pak se 9 muaj janë këputur hijet e krimit por nuk kemi iluzionin se është ndarë me thikë mes parasë së krimit. Është ende larg së qënit realitet, për këtë arsye ne duhet domosdoshmërisht të konsiderojmë në respekt të çdo polici të thjeshtë që për një rrogë jo mjaftueshmërisht të plotë, të trajtojmë çështjen e implikimit të punonjësve të policisë në linjën e krimit si një problem që s'mund të konsiderohet vecse një krim i rëndë. Në polici nuk ka vend për njerëz më lidhje të dyfishta. Nuk është as 10 vjet më parë, por është më pak se 9 muaj më parë se si ishte e strukturuar Policia e Shtetit. Një pjesë e madhe zyrtarësh të mbullur si një kotec g...

Free Traffic Exchange