A1 Report - Didi: Si u mor sinjali per avionin ne Divjake,ja operacioni ne 4 ore

2015-08-22 2

TIRANE - Kryepolici Artan Didi bëri publik për herë të parë operacionin e detajuar të Policisë që çoi deri në kapjen e trafikantit shqiptar dhe pilotit italian që dyshohet se do të bënte trafikun e lëndës narkotike me avion drejt Italisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë me orare të sakta të gjtihë itinerarin e avionit italian nga nisja në Rinas dhe deri tek ulja në zonën e Divjakës ku dyshohet se do të bëhej takimi mes pilotiti italian Giorgio Riformato trafikantit Saimir Bajrami dhe shkëmbimi i drogës dhe parave.

Detajet e hollësishme të operacioni prej gati 4 orësh deri në arrestimin e dy të akuzuarve, kryepolici Didi i deklaroi në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në ambjentet e Akademisë së Arteve.

Pasditen e 10 maj, në orën 14:11 minuta Policia e Shtetit është vënë në dijeni për avionin që po ulej në zonën e Divjakës dhe nga ky moment është ndërtuar operacioni që u finalizua me kapjen e dy personave të dyshuar si trafikant, sekuestrimin e një avioni dhe një sasie të konsiderueshme drogë në plazhin e Divjakës. Aktualisht për ngjarjen janë në burg është piloti Italian Giorgo Riformato dhe shqiptari Sajmir Bajrami të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
ME 8 MAJ

Ora 10:16 avioni GRMP tip PA 32 ulet në aeroportin "Nënë Tereza", avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, për qëllim turistik
ME 10 MAJ

Ora 13:26 minuta avioni niset nga Rinasi me destinacion Pescara Itali
Ora 13:50 avioni në kuotën 756 metra lartësi vazhdon drejt fluturimin drejt pikës gogël në pikën bitam , kthehet majtas pa marrë leje, Kulla pyet pilotin për kthesën, ai kërkon leje për flturim turistik mbi bregdet dhe i jepet leje.
Ora 13:52 në kuotën 220 m lartësi zbret pa leje, i kërkohet sqarim për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin
Ora 13:56 Avioni ngrihet në lartësinë 364 m, por humbet nga monitorimi i radarit, avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë me radion
Ora 13: 59 avioni minuta humbet komunikimin me radion
Ora 14:11 Shefi i komisariatit Lushnje informohet se një avion i vogël po ulet në Divjaklë, ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ministrin e Brendshëm, që urdhërojnë nisjen e operacionit
Ora 14: 13 efektivët nisen drejt vendngjarjes, marrin detyrë për bllokimin e zonës.
Ora 14: 18 sipas procedurave të emergjencës nis kordinimi i të gjithë strukturave
Ora 14:20 efektivat e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe konfirmojnë avionin dhe pilotin 2 m larg jashtë tij me dy canta në duar, avioni kishte mbetur në rënë i bllokuar
Ora 14:21 Qendra e Kontrollit të Raportimin, informojnë shefin e shtabit

Free Traffic Exchange