Në lidhje me avionin e rrëzuar në Divjakë një intervistë për Ora News, kreu i kësaj bashki, Fredi Kokonoshi ka deklaruar se duhet t'ja lëmë drejtësisë në dorë për të hetuar dhe politikanët të mos flasin para kohe.
"Organet kompetente duhet të shprehen se si dhe çfarë ka ndodhur, duhet të flasin ata dhe duhet tja lënë fjalën drejtësisë. Të shprehet drejtësia e para dhe jo politika. Politikanët duhet të jenë më të matur dhe mos flasin para kohe për të mos bërë marketing, sepse unë jam përgjegjës, jam votuar nga ky popull që nuk duhet bërë marketing për keq. Kurt ë dalë fjala e drejtësisë atëhere le të shprehen", deklaroi kreu i bashkisë Divjakë.
Kokonoshi tha se Divjaka është vendi i punës dhe se nuk është dëgjuar që të flitet për trafik drogë, dhe kjo që po ndodh është përdorur politikisht.
"Si drejtuesi i bashkisë Divajkë absolutisht nuk më vjen mirë për këtë që ndodhi në Divjakë. E them këtë sepse Divjaka është vendi i punës ku përvecse puna, nuk shikon gjë tjetër dhe parë në këtë kontekst absolutisht që s'ndihme mirë në uljen e këtij avioni. Ndoshta më parë është folur, por që s'ka lidhje me Divjakën por që këta e kanë përodur politikisht dhe nuk e di pse e kanë përdorur. Divjakës i shkon vetëm puna, nuk i shkon kjo lloj gjuhe. Nuk është dëgjuar ndonjëherë që në Divjakë të këtë trafik drogë" u shpreh Fredi Kokonoshi.