Avioni në Divjakë, Ja çfarë ndodhi më 10 maj, minutë pas minute

2015-08-22 2

irane- Drejtori i Përgjthshëm i policisë Artan Didi po sqaron cfarë ka ndodhur me avionin që nga momenti kur ka hyrë në hapërisën ajrore të Shqipërisë. Detajet jepen në Akademinë e Arteve ku po zhvillohet një takim i drejtuesve të policisë dhe i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama.
Ja cfare ndodhi
8 maj 2014 Ora 10: 16: Avioni i GRMP ulet në aeroprt. Ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, qëllimi i fluturimit turistik
10 maj 2014
Ora 13.26- Avioni i GRMP tip PA 32 niset nga aeroporti Nënë Tereza me destinacion Pescara në Itali.
Ora 13.50- Avioni në kuotën e 757 metër lartësi vazhdon fluturimin normal drejt pikëës Gokël. Në pikën Ditan avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i pikës ajrore pyet pilotin për arsyen e kthesës. Piloti kërkon fluturim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve trafiku ajror pranon kërkesën e pilotit.
Ora 13: 52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët të dhe impaktin me terrenin.
Ora 13: 52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët të dhe impaktin me terrenin.
Ora 13:56- Avioni ngrihet në lartësinë 364 metra, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë në radio.
Ora 13: 59- Avioni humbet kominikimin në radio, kontrollori i trafikut fillon ndjekin e procedurës së emergjencës.
Ora 14 : 11- Shefi i komisariatit lushnje, nënkomisar Mitri informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë. Ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilët urdhërojnë për fillimin e operacionit për gjetjen e e avionit.
Ora 14:13-Efektivat e policisë Divjakë nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin, marrin detyrë për bllokimin e zonës.
Ora 14: 18- Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në Forcat e Armatosura. Nis koordinimi i të gjitë strukturave.
Ora 14: 20- Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin. 2 metra larg avionit teksa mbante në dorë 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar. U konstatua se piloti ishte Giorgio Riformato me nënshtetësi italianë.
Ora 14:21- Qendra e Kontroll-Raportimit informon zv/komandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.
Ora 14: 23- Koordinatori ushtarak pranë Albacontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis-Greqi, Licola-Itali dhe Torrejon-Spanjë.
Ora 14: 33- Patrulla e dytë në aksin Divjakë-Plazh identifikon dy automjetet ë ndaluara buzë rrugës , të titpt Micubishi me targa AA794 HU që po ngarkohej me rimorkio të tërhequr me Land Rover me një rimorkio me targë AA 500 CX. Një shtet...