A1 Report - Lezhe, sportistet ne protesta shkak mungesa e financimeve

2015-08-22 2

LEZHE - Mungesa e trajnimit financiar nga ana bashkisë kanë bërë që disa ekipe të disiplinave të ndryshme të 'Sport Klub Besëlidhjes' në qytetin e Lezhës të dalin protestë.

Me pankarda në duar, sportistët dhe trajnierët e tyre kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar vëmendjen që meritojnë. Sipas tyre nëpërmjet këtij vëprimi, Bashkia e Lezhës po abandonon të rinjtë dhe po shuan shpresat e fëmijëve që të merren me sport.

Trajnerët e boksit, karatesë, mundjes e xhudos deklarojnë se prej shumë vitesh e kanë harruar mundin e kampionëve që kanë nderuar jo vetëm Lezhën por të gjithë Shqipërinë.

"Kërkojmë nga bashkia mbështetje financiare, sado e vogël. Mbështetja nga ana e tyre ka qenë zero. Kërkoj nga Këshilli Bashkia të mendojnë për të ardhmen e sportit lezhian, për të ardhmen e nipërve dhe mbesave të tyre dhe të fëmijëve të tyre që shumica i kanë me sportet që na përfaqësojnë." u shpreh Reigle Nicaj, trjaner boksi,

"Ne kemi pasur disa rezultate shumë të mira, por nga Bashkia e Lezhës me keqardhjen më të madhe them se ka qenë mbështetja zero. Siç thanë edhe kolegët parafolës, xhudoja ka qenë një nga sportet më me sukses së bashku me mundjen, boksin." tha Altin Pergjegja, trajnder i mundjes.

Ata kanë qëndruar për disa orë para Bashkisë Lezhë duke protestuar, ndërsa kjo e fundit ka hezituar t'ju përgjigjet këtyre sportistëve duke mos ju dhënë asnjë përgjigje.