Dy ekspertë italianë në Divjakë, fotografojnë avionin e rrëzuar

2015-08-22 1

Divjake- Dy ekspertë të Guardia di Financa (Në foto) kanë shkuar sot pranë avionit italian i cili më 10 maj tentoi të trafikonte nga ajri një sasi të madhe lënda narkotike.
Mësohet se dy ekspertët kanë fotografuar avionin e rrëzuar.
Gazetari i Ora News, Xhevahir Zhabina i cili ndodhet në vendin e ngjarjes tha se ekspertët italianë nuk janë lejuar të hyjnë në perimetrin e rrethuar nga policia si dhe nuk janë lejuar të hyjnë në avion.
Prej 10 majit avioni i cili drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato, i arrestuar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndodhet në plazhin e Divjakës aty ku ngeci në rërë pas një defekti.
Ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit burg për pilotin italian 67 vjeçar si dhe për Sajmir Bajramin i cili po transportonte me makinë 460 kg hashash e cila do të ngarkohej në avion me destinacion përfundimtar Italinë.

Free Traffic Exchange