TIRANE - Ministri i Mirëqënies Socia Erion Veliaj ka shpërndarë sot këstin e dytë për 106 ish-të përndjekur politikë. Gjatë fjalës së tij ministri Veliaj tha se javës tjetër do të prezantohen ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve ku sipas ministrit do të favorizohen personat mbi 70 vjeç. Veliaj tha se personat mbi 70 vjeç do të favorizohen nga ligji pasi shpqëria ua ka borxh, ndërsa i bëri apel partive politike të mos e politizojnë çështjen por të votojnë mendimet e reja.
"Ne jemi shumë të ndjeshëm për ata persona që nuk janë trashëgimtarë por kanë qenë vetë të përndjekur poltikë dhe prandaj po e ndryshojmë ligjin. Duke filluar nga java tjetër do të prezantojmë ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë. Ata persona që janë 70 vjeç e sipër do të kenë prioritet në dëmshpërblimet sa janë akoma gjallë. I bëj thirrje ppartive politike të mos e politizojnë çështjen por të të votojnë amendimet e reja dhe të sigurojmë që njerëzit të marrin këstet për të jetuar me dinjitet pasi shoqëria ua ka borxh." tha Erion Veliaj.
Ministri theksoi se nuk do t'i përgjigjet askujt që kërkon të pasurohet siç e cilësoi ai në kurriz të të tjerëve pa bërë asnjë ditë burg.
"Pasunar me gjakun e tjetrit, me burgun e tjetrit, nuk ka më. Prandaj dua tju them se nuk do ti përgjigjem askujt që kërkon dëmshpërblimin e ish të përndjekurve në kurriz të tjerëve pa bërë asnjë ditë burg." u shpreh ministri.
Ndër të tjera Veliaj bëri të ditur se shpërndarja e dëmshpërblimeve do të bëhet gradualisht. Sa i përket akuzave të opozitë, ministri tha se edhe pse fondi i dëmshpërblimeve ka qenë më i madh në qeveritë e kaluara, sipas tij nuk është shpërndarë asnjë qindrakë.
"Veç 106 dosjet që do shpërndajmë sot, nesër në gazetë do të botojmë edhe 40 të tjera. Dua të sqaroj diçka për ata që thonë se kanë shpërndarë më shumë lëkë. Nuk është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se fondi ishte më i madh por nuk u harxhua asnjë lekë sepse ishin të paaftë dhe burokratë. Prandaj do të dëgjoni çdo ditë dosje ku do të shpërndahen këste, sepse më mirë shpërndajmë çdo ditë nga pak se sa siç është bërë deri tani që nuk është dhënë asnjë qindarkë." tha Veliaj
Në përfundim të fjalës së tij, ministri Veliaj shpërndau edhe këstin e dytë për 106 ish-të përndjekur politikë.