Tiranë- Shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli ", këtu në kryeqytet është pajisur me salla të reja kompjuterike.
Paisja me laboratore kompjuterike vjen në kuadër edhe të javës së inovacionit, ku ministrja Milena Harito e pranishme në përurimin e sallave të reja tha se falë laboratorëve kompjuterikë, fëmijët do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e informatikës.
Pajisjet kompjuterike të instaluara në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" janë çertifikuar nga pasaporta europiane, I-pass, e cila ju jep mundësi fëmijëve të kësaj qendre që të çertifikojnë aftësitë e tyre informatike.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/