A1 Report - Avioni, Rama: Nje film i shpifur politik ne kurriz te Shqipërise

2015-08-22 3

TIRANE -- Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur lidhur me avionin e bllokuar në bregdetin e Divjakës dhe akuzat për tentativë për trafik droge, pasi një makinë me 460 kg hashash u gjet aty pranë. Kryeministri Rama e ka quajtur këtë ngjarje një "film të servirur, një shfaqje të shëmtuar", që sipas tij synon të manipulojë shqiptarët. Duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama theksoi se sulmet e opozitës dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe interesin kombëtar.

"Pa rrumbullakosur asnjë fjali, ju rrëfej çfarë di e kuptoj, po edhe ndjej, teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej 3 ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t'u pikasur nga njerëz, për t'u fotografuar e filmuar; një makinë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s'kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Me një parti në opozitë, që me të dalë titrat në televizione, lëshohet me kuç e me maç kundër meje, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë, kundër interesit kombëtar; pa asnjë skrupull, pa asnjë sens mase, pa asnjë respekt për kohën që i duhet të vërtetës të dalë në shesh.

Lëshohet një për të gjithë e të gjithë për një, e tërë lukunia e pushtetit që rrënoi vendin 8 vite më parë, që e la vendin në një situatë të rënduar, me korrupsion e krim që e mbyti vendin. Atyre ua kam thënë vazhdimisht në Parlament se duan të përfitojnë nga hallet e panumërta që njerëzit e këtij vendi kanë plot.

Puna e Qeverisë së re është në fillimet e veta. E dinë se sa më shumë kalon koha, ju njerëzit e këtij vendi, do shihni, do prekni, do jetoni me ndryshimet e rilindjes, që do të sjellim për Shqipërinë, ne ekonomi, arsim, rend, shëndetësi, drejtësi. Ekonomia ka filluar të japë shenjat e parë të daljes nga agonia.

E dinë fare mirë se nuk mund të thonë më se taksat nuk u ulën për 97% të shqiptarëve. Nuk mund të thonë se shtëpitë nuk mund të legalizohen falas. Ka nisur të marrë rrugën e duhur çdo gjë, pasi Ministria e Brendshme nuk është më streha e bashkëpunimit të shtetit me krimin. Këtë e dinë mirë ata që janë në krye të kësaj shfaqje.

Policia që ne po kthejmë në krye të detyrës është një kërcënim i pashoq për burimet e vjetra të të ardhurave nga krimi.

Do provojmë me fakte dhe shifra, por dhe me nivelin e qetësisë, mirëqenies dhe dinjitetin e vendit, po edhe në sytë e botës se çfarë investimi të mençur ka bërë populli shqiptar në 23 qershor. Çdo shqiptar të bëjë drejtësi për krime e vjedhje për askënd që nuk do mund të amnistohen", tha Rama.

Kryeministri Rama ka kundërshtuar akuzat e opozitës ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës, duke theksuar se "nuk synoj të bëhem i pasur në kurriz tuaj".

"S'ka asgjë të vërtetë në asnjë fjalë që lidh emrin tim me të zeza e të këqija të këtij vendi që e dua me shpirt, dhe ju njerëzit e këtij vendi që më keni bërë nder duke më vënë në krye të qeverisë së vendit tim. Unë nuk jam i pagabueshëm, por k...

Free Traffic Exchange