A1 Report - Territorialja,mbyllen seancat degjimore, te premten diskutohen variantet

2015-08-22 0

Komisioni i posaçëm për reformën territoriale mbylli siparin e seancave dëgjimore dhe të premten në orën 10:00 do të ketë mbledhjen e radhës ku Ministri për çështjet vendore Bledi Çuçi do të prezantojë variantet e mundshme për reformën. Kryetari Bashkim Fino lajmëroi se opozita është e mirëpritur për të ardhur dhe për të dhënë pëlqimin e saj për njërën nga variantet që do të prezantohen.

"Komisioni i posaçëm mbyll serinë e seancave dëgjimore me grupet dhe aktorët e grupit të interesit. Ditën e premte më 16 maj ministri i çështjeve vendore do jetë prezent në komision për të na paraqitur disa nga variantet e hartës së re administrative-territoriale. Ne do t'i lëmë disa ditë kohë opozitës që të japë mendimet e sugjerimet për një nga variantet e mundshme që ata do të shprehin dëshirën dhe kënaqësinë, ne jemi të hapur si komision"-tha kreu i komisionit Bashkim Fino

Seanca e fundit dëgjimore iu kushtua ekspertëve të huaj pranë ministrisë për cështjet vendore tek Ministri Cuci si dhe nga drejtoresha e BB, Tahsin Sajed. Ekspertët e huaj konfirmuan nevojën për reformën dhe shtuan se bashkë me të do duhet bërë reforma fiskale, për të garantuar funksionalitetin sa më të mirë të njësive vendore në dhënien e shërbimeve.