KORCE- Debate të ashpra kanë shoqëruar diskutimin për reformën në Arsimin e Lartë gjatë takimit të zhvilluar në universitetin "Fan S. Noli" të Korçës.
Një nga pikat më të debatuara të kësaj reforme ka qenë edhe klasifikimi i universiteteve të rretheve, mbi bazën e kohës kur kanë nisur punën akademike.
Universiteti Korçës në këtë listë renditej ndër të fundit dhe kjo është kundërshtuar ashpër nga pedagogët e këtij institucioni.
Për anëtarët e komisionit të reformës, raporti për klasifikimin e universiteteve është keqkuptuar në disa pika, ndërsa u kërkuan pedagogëve të Universitetit të Korçës, hartimin e listë me sugjerimet e tyre lidhur me problematikat që ato hasin në këtë reformë.
Diskutimi ka vijuar gjatë, ndërsa pedagogët e universitetit të Korçës kanë shprehur kundërshti edhe në çështje të tjera si ajo e zgjedhjeve apo e financimit në universitete.