A1 Report - Telemjekesia, Arvizu ne spitalin e Vlores: Isha skeptik, sot jam krenar

2015-08-22 2

VLORË -- Spitali i Vlorës tashmë është pajisur edhe me kabinetin e telemedicinës. Kjo pritet t'iu vijë në ndihmë bluzave të bardha të këtij spitali për të komunikuar me specialistë të spitaleve të ndryshme të vendit dhe rajonit lidhur me ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale.

Të pranishëm në inaugurimin e kabinetit të telemedicinës, ishin ambasadori i amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ky i fundit në fjalën e tij u ndal te nevoja për një shërbim më cilësor dhe të shpejtë ndaj pacientit, ndërsa iu rikthye edhe një herë ngjarjes së Korçës, ku një pacient humbi jetën në ambientet e gjykatës në pritje të ambulancës.

"Një i sëmurë në Vlorë, po të shkojë në spital përveç mjekëve shumë të mirë dhe personelit spitalor, përveç kushteve që vijnë duke u përmirësuar, përveç sigurisë nga një furnizim me barna apo nga një grup biomjekësore të disponueshme e dinë që në rast nevoje kanë një komunikim edhe më të shpejtë me mjekë më të kualifikuar në shërbimet universitare Tiranë"- tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërkohë ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u shpreh se modernizimi i infrastrukturës në shëndetësi dhe reformat në këtë sektor duhet të jenë prioritet i qeverisë Rama.

"Tre vite me pare morëm pjese ne hapjen e qendrës kombëtare së telemjekësisë në Tiranë dhe qe atëherë u prit me shume entuziazëm nga Ministria e Shëndetësisë fillimi i aplikimit të kësaj teknologjie në spitalet kryesore të vendit." tha Arvizu duke theksuar se: "Jam krenar që ky projekt finalizohet pas tre vitesh, pasi kam qene skeptik për implementimin dhe zgjerimin e tij".

Telemedicina një projekt i nisur tre vite më parë me mbështetjen e qeverisë amerikane është implementuar në të gjitha qendrat spitalore rajonale të vendit.

Free Traffic Exchange