Treni përplas autobusin në rrugën Shtip-Veles, 36 të lënduar

2015-08-22 17

32 persona të lënduar, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes së autobusit me udhëtarë dhe trenit, në rrugën Shtip-Veles. Aksidenti ndodhi në orën 7 të mëngjesit, në momentin kur autobusi po tentonte të kalonte hekurudhën, edhe pse rampa ka qenë e lëshuar.

'Në qendrën emergjente gjenden 11, kontrolli është kryer dhe janë dërguar në kirurgji, 5 prej të cilëve në ortopedi. Ajo që është më kryesore dhe që duhet ta dijë publiku dhe familjet e pacientëve, se gjendja e tyre është e qentë dhe nuk kemi rrezik për jetë. Do të thotë bëhet fjalë vetëm për lëndime të lehta, si shkundje dhe të tjera. Kemi një pacient të lënduar në këmbën e djathtë, pjesën poshtë gjurit dhe është dërguar në radio-diagnostiko. Kemi edhe dy paciente të lënduara të cilat kanë marrë plagë në shpatulla', deklaroi Aleksandar Stojanovoski, Drejtor i Qendrës Klinike, Shtip.

Autoritet fajësojnë drejtuesin autobusit. Drejtori i hekurudhave të Maqedonisë, Oliver Derkovksi tha se autobusi kishte kaluar hekurudhën duke penguar kështu trenin. Sipas tij, mekanizmi dhe sinjalet e vendkalimit hekurudhorë, kanë qenë në rregull.

'Autoritetet thonë se vozitësi i autobusit ka kaluar vendkalimin hekurudhorë, përderisa rampat ishin të lëshuara', tha Oliver Derkovksi, Drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë.

Treni i linjës hekurudhore Koçan-Shkup kishte 16 pasagjerë, prej të cilëve vetëm njëri ka marrë plagë të lehta. Për shkak të aksidentit të rëndë një kohë të gjatë rruga mbeti e bllokuar. Adrian Kerimi

Free Traffic Exchange