A1 Report - Avioni, piloti dhe trafikanti vetem korriere, Bajrami fsheh kokat e rrjetit

2015-08-22 4

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se prapa pilotit italian Giorgo Riformato dhe shtetasit shqiptar Saimir Bajrami, fshihet një grup i madh, ku anëtarët e të cilit janë me resurse ekonomike të forta. Në një analizë hetimore që është kryer ditën e djeshme nga grupi hetimor dhe shqyrtimi me imtësi i të gjitha provave materiale dhe deklarimeve të dy të arrestuarve të vetëm, është dalë në konkluzionin se dy personat e sipërcituar kanë qënë thjesht korrierë ose shërbëtorë të disa personave që drejtojnë linjën e trafikut të drogës me anën e avionëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Nisur nga kjo situatë, për të hedhur më tepër dritë rreth emrave që organizojnë këtë trafik dhe mekanizmit të funksionimit, zyrtarët e Prokurorisë i kanë ofruar statusin e bashkëpuntorit shtetasit shqiptar Saimir Bajrami, duke i kërkuar këtij të fundit bashkëpunim, kundrejt mbrojtjes ligjore.

Hetuesit tregojnë se Bajrami dhe shtetasi italian Riformato kanë qënë në krizë financiare dhe me biznese të falimentuar dhe për pasojë nuk mund të infestonin paratë e tyre në linjën e trafikut të drogës. Prokurorët shprehen se nuk është e mundur që dy persona në vështirësi ekonomike, të qarkullojnë paratë e tyre në një aktivitet kriminal dhe aq më tepër shumë të rrezikshëm. Për pasojë hetimet për këtë rast janë shtrirë në dhjetëra persona të tjerë, që mendohet se janë të implikuar në këtë rrjet trafiku droge.

Faliment dhe drogë
Nga një analizë e bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe nga vetë thëniet e dy të arrestuarve, rezulton se dy shtetasit e arrestuar janë korrierë droge dhe jo organizatorë të rëndësishëm të këtij trafiku droge. "Kemi të bëjmë me dy persona që janë në falimentim, Bajrami i papunë në Itali dhe Riformato me dy kompani në proces falimenti. Të dy janë njerëz që kanë nevojë për shuma financiare dhe ka shumë dyshime se këta janë vënë në shërbim, të personave të tjerë që drejtojnë linjën e trafikut të drogës.

Jemi në kushtet kur të dy kanë nevojë për para dhe nisur nga kjo situatë ata kanë pranuar të bëhen pjesë, duke u vënë në shërbim të grupit kriminal. Ne kemi dyshime të forta, se bërthama e këtij grupi është në zonën veriore të vendit dhe se Bajrami nuk është drejtues. Këto dyshime na vijnë, pasi lënda narkotike është blerë në zonën e Krujës me një vlerë mbi 50 mijë euro, ndërkohë që dhe rastet e përfoljes së avionëve me drogë, si në aeroportin Ushtarak të Gjadrit dhe rasti i kapjes së avionit në plazhin e Shëngjinin, përforcojnë dyshimet se bërthama e grupit është në zonën e Veriut. Ndërkohë që vetë 35-vjeçari Bajrami, nuk mund të financonte shumën prej 27 mijë euro dhe më tepër se kaq, vetëm për t'ia dhënë shtetasit italian.

Por në këtë operacion nuk është vetëm ky investim financiar, pasi ai ka qënë dhe njeriu që ka paguar gjithçka, duke filluar nga blerja e drogës, pagesa e hotelit, ushqimin dhe gjërat e tjera gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri të pilotit italian Giorgio Riformato". Pra, jemi para një pikëpyetje dhe dyshimi të fortë s...

Free Traffic Exchange