TIRANË -- Opozita nis bojkotimin e komisioneve parlamentare dhe kushtëzim të marrëdhënieve me mazhorancën qeveritare duke kërkuar njëherësh një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, në kushtet kur sipas tyre avionë të vegjël përdoren për trafik droge.
Ndërkohë më herët kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot rreth orës 11:00 një mbledhje me të zgjedhurit vendorë për koordinimin e protestës që opozita do të zhvillojë ditën e enjte. Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Basha tha se në protestë do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor të fshehjes së fakteve të trafikut të drogës.
BASHA: TE ENJTEN PROTESTE, RAMA IK JE PERGJEGJES PER TRAFIKUN
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot rreth orës 11:00 një mbledhje me të zgjedhurit vendorë për koordinimin e protestës që opozita do të zhvillojë ditën e enjte.
Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Basha tha se në protestë do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor të fshehjes së fakteve të trafikut të drogës. Ai shtoi se e ardhmja e Shqipërisë është drejt Evropës dhe jo drejt Kolumbisë. Sa i përket mbledhjes Basha u shpreh se qëllimi i saj ishte konsolidimi i linjës opozitare për protestën e së enjtes.
"Qëllimi i takimit të sotëm me opozitën dhe partitë e tjera është konsolidimi i linjës opozitare që është sot një aksion patriotik dhe gjithë popullor pasi e ardhmja e Shqipërisë është drejt Evropës dhe jo drejt Kolumbisë. Në protestë do të kërkohët largimi i Edi Ramës si përgjegjës kryesor i fshehjes së fakteve të trafikut të drogës. Ne dhe opinioni publik nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë karteli i drogës." tha Basha
Ditën e djeshme, vetë Basha bëri të ditur se opozita do të zhvillojë një protestë ditën e enjte përpara Parlamentit ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama pas ngjarjes së Divjakës, ku u ndalua një avion si dhe pranë tij makina me 460 kg kanabis.