A1 Report - Hetimi i Policise, PD kerkon të fuse ne burg Hysni Burgajn

2015-08-22 2

TIRANE- Partia Demokratike kërkoi që prokuroria të çoi për ndjekje penale ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në raportin e përgatitur për hetimin e lëvizjeve e administratës së Policisë së Shtetit, theksohej se në rekomandimet e nxjerra duhet të dërgohet edhe Hysni Burgajn me motivacionin për shpërdorim detyre.

Raporti i PD
Në raportin e paraqitur nga Partia Demokratike një rëndësi e veçantë i tregohej rekomandimeve për Prokurorinë e Përgjithshëm. Në të theksohej se Prokuroria duhet të nis hetimet për të gjithë zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit të cilët kanë firmosur për lirimin dhe emërimin nga detyra të funksionarëve të cilët kanë firmosur për këto lëvizje. Konkretisht sipas saj, pjesë e hetimit duhet të jetë edhe Hysni Burgaj i cili ka firmosur shkarkimin të 12 drejtorëve të Policisë së Shtetit në qarqe si edhe emërimin e 12 drejtorëve të rinj. Në leximin e rekomandimeve për Prokurorinë e Përgjithshëm, kryetari i Komisionit, Arben Ristani theksoi se: "Çlirimit nga detyra drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit për shkak se nuk plotëson asnjë nga kriteret ligjore për emërimin në këtë detyrë. Komisioni Hetimor i rekomandon Organit të Prokurorisë si më poshtë: Së pari fillimin e hetimit për kryerjen e veprës shpërdorim detyre për të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit të cilët kanë shkelur ligjin gjatë procesit të të lëvizjes së burimeve njerëzore në policinë e shtetit"

Krahas kësaj, në raportin e paraqitur nga Partia Demokratike theksohej se Prokuroria e Përgjithshme duhet të rihap hetimet për ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 ku dyshohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka qëlluar mbi shtetasin Flamur Pisli në afërsi të Elbasani. Gjatë këtij aksioni mbeti i vrarë shtetasi Flamur Pisli i cii kishte marr peng një autobusë në Greqi dhe e kishte sjell në Shqipëri. Në bazë të një video të publikuar në Komisionin Hetimor të pak ditëve me parë, PD thekson se prokuroria duhet që të rihap çështjen në mënyrë që të zbardhet e vërteta pasi sipas tyre, ka dyshime serioze se autori i vrasjes së shtetasi Flamur Pisli ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në atë kohë komandant i grupit Renea.

Raporti i PS
Gjatë seancës së djeshme të Komisionit Hetimor, nënkryetari i komisionit, Taulant Balla lexoi edhe raportin e përgatitur nga PS. Në të theksohet se akuzuesit, të cilët pretendojnë për shkelje të emërimeve të drejtuesve të policisë, përpara se të hedhin tym mbi këto emërime, duhet të ngrenë akuzë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, sot President i Republikës, Bujar Nishanin, që në kundërshtim flagrant me ligjin ka emëruar në detyrë, tre ish-Zv/Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë si Agron Kuliçajn, Dashamir Maçin dhe Anila Hoxhën. Agron Kuliçaj, si Drejtor i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda; Dashamir Maçi si Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Anila Hoxha, Drejtore e Departamentit të Trajnimit Policor rezultojnë se ...